Kërcënimet e Kremlinit, bum shkarkimesh të Wikipedia-s në Rusi

Kërcënimet e Kremlinit, bum shkarkimesh të Wikipedia-s në Rusi

Në Rusi, ka një bum të shkarkimeve të Eikipedia-s, pas kërcënimeve për ndalim nga Kremlini për dezinformim të supozuar mbi luftën dhe arrestimin e një redaktori rusisht-folës.

Sipas faqes së internetit Slate, skedari 29 GB me versionin rus të Wikipedia është shkarkuar aktualisht 105,889 herë në gjysmën e parë të marsit, një numër që është mbi 4000% më i lartë se në janar.

Shkarkimet e versionit rus tani përbëjnë 42% të të gjithë trafikut të serverëve Kiwix. Një fenomen i ngjashëm, për një përmasa më të vogla ndodhi në vitin 2017, kur Turqia bllokoi Wikipedia-n.

Më 11 mars, Mark Bernstein, një nga redaktorët kryesorë të versionit rus të Wikipedias, u arrestua.

Enciklopedia ishte kërcënuar më parë me censurë nga Moska për faqen “Pushtimi rus i Ukrainës (2022)”, e cila sipas agjencisë ruse të komunikimit Roskomnadzor, përmban informacione të gabuara mbi konfliktin dhe i nënshtrohet ligjit të ri të lajmeve të rreme për luftën, që parashikon deri në 15 vite burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy