
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit ftoi demokratët për të bërë reflektim të thellë, pasi ky fundvit sipas tij tregon fundin e dekadës së qeverisjes nga lindja (referuar Qeverisë Rama).
“Kombi ynë sot është shpresëhumbur, pa të ardhme për të rinjtë. Jemi në kohën e një diktature të re, jo ideologjike, por narko. Ai kalon nga mandati në mandat pasi fuqia e krimit shndërrohet në vota, dhe votat shndërrohen në krime e vjedhje”.
Sipas Berishës, Shqipëria është ndër më të plaçkiturit në vendet e Evropës.
“Pronat po rrëmbehen nga investitorët strategjikë. Nuk kemi më gjykata popullore, por SKAP-in e partisë – (referuar Prokurorisë së Posaçme SPAK). Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë, duke e shndërruar Tiranën si Beogradin e dytë. Popullsia është ulur me 35% në 10 vite. Kombi ynë është një komb në vdekje”, tha Berisha.
Në këtë dekadë, thotë deputeti demokrat “demokracia u shkatërrua, zgjedhjet e fundit ku shqiptarët kanë votuar të lirë, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2013”.
“Në këtë zgjedhje u shkatërrua pluralizmi, logoja e partisë më të madhe opozitare, partisë që përmbysi diktaturën komuniste, është konfiskuar. Të drejtat kushtetuese të opozitës mohohen dhe një plagë e vjetër u rihap sërish, u rikthyen burgosjet politike të opozitës. Në këtë dekadë, parlamenti u shndërrua në një karikaturë, një parlament ku opozita në një grusht shteti brenda shtetit, humbet të drejtat e saj kushtetuese, ku në seancat e tij, garda bëhet badigardë e qeveritarëve dhe buxheti i shqiptarëve kalon në 4 minuta”.
Për Berishën, “kjo nuk është një beteje politike, por një luftë ekzistence”.
“Ne nuk jemi kundër një partie, por një partie shtet të zaptuar nga Rama. Jemi kundër armikut shqipfolës. Me votë ai nuk ikën, pasi po la pushtetin do duhet të përballet me krimet e bar. Për këtë duhet aksion politik pa kthim deri në mosbindje civile aksion politike pa kthim. Ne ia çorëm maskën Ramës. Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve në 4 minuta. Një kryeministër që fshihet pas gardës, si bosët e krimit në Meksikë më tej. Mos prisni çdo gjë nga deputetët e opozitës. Çdo shqiptar ka të drejta të shkelura. Ndaj duhet aksion pa kthim deri në mosbindje civile”.
Ai theksoi se kryeministri Rama “kriminalizoi Parlamentin duke e mbushur me kriminelë nga më ordinerët dhe që i veshi me kostumin e deputet”.
Berisha tha se ai rrëzohet vetëm me aksion pa kthim dhe mosbindje civile
‘Edhe sot narkoregjimi i Edi Ramës do të zgjojë luanin e fjetur tek shqiptarët.
Pse i thashë unë sot këto fjalë. I thashë sepse gdo shqiptar duhet të ndajë mendjen, se kjo nuk është një betejë politike, është një luftë për ekzistencën, për shpëtimin e kombit dhe Shqipërisë.
Të dashur miq!
Ne nuk jemi kundër një partie, por kundër një partie shtet e zaptuar nga mafia shtetërore më e rrezikshme e Europës me në krye Edi Ramën.
Kundër atyre që në 10 vite treguan se nuk dua pluralizëm, demokraci, shqiptarë. Jemi kundër armikut shqipëfolës, Edvin Kristaq Rama.
Me votë ai nuk ikën sepse votën e lirë nuk e lejon, sepse po la pushtetin ai përballet me përgjegjësinë e krimeve të tij të tmerrshme që u ka bërë shqiptarëve këtë dekadë.
Çfarë mbetet për të bërë në këto rrethana?
Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament, aksion pa kthim, mosbindje civile, aksion pa kthim gjer në fitore.
43 vetë jemi në parlament, vetëm një muaj kemi dhe me kaq veta, në kaq pak kohë, me betejën pa kthim dhe mosbindjen civile, ne fituam dy beteja kyçe.
Së pari i qorrëm maskën Edi Rama. E mbarë gjithë bota mësoi ditët e fundit, se Shqipëria një vend anëtar i NATO-s ka një kryeministër që ka bërë grusht shteti brenda shtetit.
U mohon të drejtat kushtetuese deputetëve, se për shkak të megavjedhjeve dhe lidhjeve të tij të tmerrshme me krimin nuk pranon kontrollin parlamentar, vetëm e vetëm se ka tmerr nga hetimi i tij.
Mbarë bota e pa se Edi Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve të të gjithë vitit, në 4 minuta, një kryeministër i cili fshihet prapa Gardës, njëlloj si bosët kryesorë të karteleve të drogës në Meksikë, Kolumbi apo vende të tjera.
Por të dashur delegate e delegatë, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë!
Mos prisni gjithçka nga delegatët e opozitës.
Ne në parlament po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, dhe të drejtat e 600 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. Por sot çdo shqiptar ka të drejta të shkelura, është i grabitur nga qeveria është i agresuar nga shteti, prandaj përgjigja e gdo kujt duhet të jetë, aksion pa kthim me mosbindje civile.
Mit’hat Frashëri ka thënë se ‘shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.
Unë sot nga ky kuvend u bëj thirrjeve demokratëve, qytetarëve, aksion pa kthim për votën e lirë të shqiptarëve, aksion pa kthim ndaj armikut të identitetit tonë, mos bindje civile për liritë tona. Ne do të fitojmë.
Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë.
Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata apo me zgjedhje.
Prandaj ju ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë, ne do të fitojmë.
U bëj thirrje qytetarëve, dhe veçanërisht atyre pa parti.
Pluralizmi politik është i juaji. Paratë e inceneratorëve që vjedh Rama e Veliaj janë tuajat.
Ato 1 mln shqiptarët që kanë ikur, janë fëmijët, vëllezërit, motrat tuaja.
Krimi që sundon ju kanos edhe ju, apo të dashurit tuaj.
Heshtja juaj është aleati më i fortë i Edi Ramës dhe narko regjimit të tij, prandaj thirrja ime për ju, për të ardhmen tuaj, të ngrihemi në mosbindje civile.
Aksion pa kthim. Ne do të fitojmë.
Gjithashtu Berisha hodhi akuza se, kreu i qeverisë mori peng kreun e PD-së Lulzim Basha, por theksoi se “dështoi, së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën”.
Ashtu siç edhe është thënë nga Berisha dhe mbështetës të tij, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë.
Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute se si do të vazhdojë aksioni opozitar.



