Zbardhet dëshmia e policit: Do ta pyesja pse kishte dalë nga shtëpia

Zbardhet dëshmia e policit: Do ta pyesja pse kishte dalë nga shtëpia

Efektivi i forcave “Shqiponja” ka treguar para kolegëve të tij se si qëlloi për vdekje të riun 25-vjeçar. Shtetasi N.H., nashkë me kolegun e tij, janë shprehur se mbrëmjen e djeshme kanë qenë me shërbim turni i tretë dhe po bënin kqyrje të zonës si pasojë e masave anticovid. Gjatë shërbimit, në mesnatë kanë pikasur një të ri që ecte në rrugë.

Ndonëse i kanë kërkuar që të ndalonte, efektivi është shprehur gjatë dëshmisë se 25-vjeçari nuk i është përgjigjur thirrjes por është futur në një rrugicë. Ndërkohë dy policët i janë vënë në ndjekje të Klodjan Rashës në rrugë të ndryshme, me qëllim për t’i dalë para të riut. Pas rreth 800 metra ndjekjeje, një prej efektivëve ka qëlluar ndaj të riut. Ndërkohë, polici pretendon se ka qëlluar në drejtim të të riut për faktin se ai e kërcënonte për ta vrarë.

“Kemi synuar me kolegun tim që ta ndalonim personin, për ta pyetur se pse kishte dalë nga banesa. Ai u largua me vrap dhe iu vumë në ndjekje pasi bëri veprime të dyshimta. Nuk iu bind urdhrit dhe pamë që kishte diçka në dorë të cilën na e drejtonte herë pas here”, mësohet të ketë thënë polici.

Mësohet se polici i përfshirë në këtë ngjarje është baba i një fëmije të mitur, ndërsa kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Burimet thanë se efektivi nuk njihet si person problematik në punë. Nga ekspertiza paraprake, Klodjan Rasha, është qëlluar me një plumb që i ka prekur arterien kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Nga ana tjetër policia deklaroi se rreth 100 metra larg trupit të të riut u gjet një pistoletë, ndërkohë që po hetohet nëse i përket atij apo nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy