Fermerët në protestë/ Çakalli: E duam naftën me 1 euro për litër që tokat tona të mos kenë mungesë të prodhimeve bujqësore (VIDEO)

Fermerët në protestë/ Çakalli: E duam naftën me 1 euro për litër që tokat tona të mos kenë mungesë të prodhimeve bujqësore (VIDEO)

Në protestat kundër rritjes së çmimit të hidrokarbureve, kanë qenë edhe fermerët shqiptar.

 Lidhur me kërkesat e tyre, në studion e lajmeve në MCN Tv përfaqësuesi i tyre, Alban Cakalli, tha se kriza e sotme është një krizë fermerësh, e cila ka ardhur si pasojë e taksave që i janë vënë nga shteti, që ndikon në prodhimet bujqësore.

Sipas tij, kërkesa e tyre imediate është vendosja e një çmimi fiks për fermerët në vlerën 1 euro për litër nafte, siç është në rajon.   

Kriza që ka kapur është një krizë e fermerëve, shteti neve na vendosi taksat për imputet bujqësore për 10 përqind, që ndikon në produktet bujqësore. Ne kemi arritur në fazën që kemi rritje çmimesh nga taksat që na ka vënë shteti. Ministri e Bujqësisë në vend se të na garantojë, aktualisht jo që nuk na ka ndihmuar por është kthyer në barrë për ne, p.sh., kosto për të prodhuar një litër qumësht ka vajtur 700 lekë, ndërkohë që nga Serbia qumështi futet me 250 lekë të vjetra.

Ne e duam naftën me 1 euro litri, që të mos kemi mungesë të prodhimeve bujqësore. Duam të vendoset tavan për çmimet e inputeve bujqësore, heqja të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri, heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetëse, etj. Kemi shume pak rezerva ushqimore, jemi të varur nga vendet tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy