Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.
Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.
Sipas vendimit të drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.
Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.
Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.
KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.



