Qindra izraelitë të infektuar edhe pas dozës së parë të Pfizer

Qindra izraelitë të infektuar edhe pas dozës së parë të Pfizer

Mbi 200 izraelitë janë infektuar me Covid disa ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. 


Mediat lokale kanë raportuar se edhe pse këta qytetarë kanë marrë dozat e para të vaksinës janë infektuar me koronavirus, duke arritur në përfundimin se me vaksinën një person nuk arrin dot imunitetin e menjëhershëm.


Sipas të dhënavë të Channel 13 News, janë infektuar konkretisht 240 qytetarë izraelitë me Covid. 

Vaksina Pfizer/BioNTech, të cilën kanë zgjedhur ta përdorin edhe autoritetet izraelite për vaksinimin masiv të popullsisë, ka rezultuar mbi 95% efektive, por sipas ekspertëve duhet koha e mjaftueshme që sistemi imunitar ta njohë këtë vaksinë dhe për të luftuar virusin.


Vaksina amerikane Pfizer, kërkon dy doza dhe sipas studimeve imuniteti ndaj Covid-19 rritet 8-10 ditë pas injeksionit të parë, duke arritur në mbrojtje vetëm me 50%.

Doza e injektohet 21 ditë pas të parës, ndërsa imuniteti i parashikuar me 95% arrihet një javë pas marrjes së dozës përfundimtare. 
Sipas ekspertëve ka ende 5% mundësi infektimi edhe pse vaksina është deklaruar si me potencial të plotë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy