Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ka njoftuar sot në lidhje mbi fluturimet që do kryhen nesër të cilat do të jenë vetëm në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian. Sipas ‘TIA-s’ do të jenë gjithsesi 5 fluturime vajtje-ardhje, ndërsa shërbimi nuk do të jetë i aksesueshëm për këdo qytetar shqiptar, por vetëm për ata të cilët janë rezidentë në BE ose janë nënshtetas të EU.
“Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀
Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)
Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim
Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim
Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare,”-thuhet në njoftimin e TIA-s.
Fluturimet nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ kanë nisur që prej datës 15 qershor, ndërsa pak ditë më parë ‘TIA’ njoftoi për një protokoll masash që duhet të ndiqnin qytetarët. Në të thuhej se në rast temperature kategorikisht nuk lejohet shkuarja në terminalin e aeroportit, ndërsa maskat janë të detyrueshme.



