Ndërron jetë aktorja Arlene Dahl

Ndërron jetë aktorja Arlene Dahl

Aktorja e njohur, Arlene Dahl ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Dahl ishte i njohur si një nga fytyrat më ikonike të viteve 1950 dhe ylli i “Journey to the Center of the Earth" të vitit 1959. Ajo ishte martuar gjashtë herë, duke përfshirë aktorët Lex Barker dhe Fernando Lamas. 

Lajmin për vdekjen e saj u bë i ditur të hënën në Facebook nga djali i saj nga Lamas, Lorenzo Lamas.

“Mamaja ndërroi jetë këtë mëngjes në Nju Jork. Ajo ishte ndikimi më pozitiv në jetën time. Do të kujtoj të qeshurën e saj, gëzimin, dinjitetin e saj teksa kalonte në sfidat me të cilat u përball”, ka shkruar ai në postim. “Asnjëherë një fjalë e keqe për askënd nuk i kaloi nëpër buzë. Aftësia e saj për të falur ndonjëherë më la pa fjalë. Ajo ishte me të vërtetë një forcë e natyrës dhe ndërsa afroheshim, unë mbështetesha tek ajo gjithnjë e më shumë si këshilltarja ime e jetës dhe personi që njihja se jetonte dhe e doja në maksimum.”

Përveç "Journey to the Center of the Earth", flokëkuqja Dahl luajti gjithashtu në filmat “The Bride Goes Wild”, “Reign of Terror,” “Three Little Words,” “Woman’s World” dhe “Slightly Scarlet.” Ajo dhe Lamas performuan të dy në "Jamaica Run" para se të martoheshin. 

Para se të fillonte karrierën e saj në film në 1946, ajo punoi si modele dhe në teatër. Ajo gjithashtu u shfaq në një numër telenovelash, duke përfshirë "One Life to Live" dhe "All My Children”.

Përveç Rosen dhe Lamas, ajo ka lënë pas edhe dy fëmijë të tjerë, si dhe nipër e mbesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy