Demokratët votojnë sot për kreun e PD-së, Sali Berisha kandidati i vetëm

Demokratët votojnë sot për kreun e PD-së, Sali Berisha kandidati i vetëm

Anëtarët e Partisë Demokratike do t’u drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë forcën politike gjatë katër viteve të ardhshme.

 

Në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. 

 

Berisha është shprehur se votimi, edhe me një kandidat të vetëm, përfaqëson një proces demokratik dhe synon ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

 

Procesi i votimit nis në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00 në të gjitha degët e PD-së në rrethe.

 

Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë numërimi i votave do të kryhet në qendrat ku është zhvilluar votimi dhe jo në selinë qendrore të Partisë Demokratike. 

 

Rezultati final pritet të publikohet gjatë mbrëmjes së të shtunës. Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm emrin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy