Administrata amerikane e Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me disa vende për strehimin e përkohshëm të shtetasve afganë të cilët punojnë për qeverinë amerikane. Strehimi i tyre është kërkuar deri në periudhën që ata të pajisen me viza amerikane, ndërsa mes vendeve më të cilët janë kryer këto bisedime të fshehta, sipas “Reuters” është Shipëria dhe Kosova.
Strehimi i shtetasve afganë, është kërkuar për t’i mbrojtur ata nga hakmarrjet talibane, ndërkohë që këta të fundit po përparojnë në marrjen e kontrollit të plotë të Afganistanit.
Rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme. Ndërkohë, DASH ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të zhvendosen në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.
Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, janë shprehur se disa nga vendet janë në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, “Reuters” shkruan se Ministria e Jashtme në Kosovë dhe autoritetet shqiptare nuk i janë përgjegjur kërkesës së tyre për informim.



