
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, gazetari Lorenc Vangjeli analizoi tre profilet në pritje për kreun e PD-së.
Sot 3 individët që janë në lojë për kryetarë kanë mbiemra të ndryshëm. Ai që iku ishte kryetari në dispozicion i PD. Boshllëku që la Berisha kur iku ishte aq i madh saqë boshi që solli Luli me vete nuk e mbushi dot. Atje tani ka mbetur kryetari dezhurn, që mban çelësin e derës. Dhe kemi në pritje kryetarin në pension. Zoti Berisha është aty. Këto 11 muaj PD është sjellë si autobus unaze. Dhe përfundimisht po kthehet në pikën nga u nis.



