Muzeu i Aushvicit i kërkon Amazon të heqë nga shitja objektet me imazhin e tij (VIDEO)

Muzeu i Aushvicit i kërkon Amazon të heqë nga shitja objektet me imazhin e tij (VIDEO)

Muzeu përkujtimor i Aushvicit i kërkoi gjigantit të shitjeve online, Amazon, të hiqte disa artikuj të listuar në faqen e tij, duke i cilësuar të papërshtatshme.

Objektet në fjalë janë disa zbukurime të Krishtlindjeve dhe hapëse shishesh me imazhe të ndryshme dekorative, përfshirë edhe një fotografi të hyrjes së kampit të përqendrimit të Aushvicit në Poloni, ku mbi një milion burra, gra dhe fëmijë hebrenj vdiqën pasi u internuan nga regjimi nazist midis viteve 1940 dhe 1945.

"Shitja e zbukurimeve të Krishtlindjeve "me imazhe të Aushvicit nuk duket e përshtatshme", thuhet në llogarinë në Tuiter të Muzeun Memorial të Aushvicit. "Aushvici mbi një shishe është një imazh shqetësues dhe tregon mungesë respekti. Ne i kërkojmë Amazon të heqë artikujt e furnitorëve", thuhet në deklaratë.  / Euronews /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy