Grekët kapen me gomone në Vlorë, kishin ardhur për peshkim

Grekët kapen me gomone në Vlorë, kishin ardhur për peshkim

Policia Kufitare, bllokon dhe sekuestron 2 mjete lundruese, ndërsa sqaron se po procedohen 2 shtetas grekë në gjendje të lirë, të cilët u kapen në flagrancë duke lundruar me njërin nga mjetet, me qëllim peshkimi në ujërat territoriale shqiptare.

"Tek vendi i quajtur "Ishulli i Francezit" rreth 0.8 milje në ujërat tona u konstatua një mjet lundrues tip Gomone, me gjatësi rreth 5 m, me mbishkrimin "ORIZON" me dy shtetas grekë në bord  A.F., 41 vjeç dhe S.F., 13 vjeç (babë e bir). 

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, bëri të mundur kapjen në flagrancë të këtyre dy shtetasve grekë, si dhe bllokimin/sekuestrimin e mjetit lundrues, me dy motora të markës "Mariner" 40 HP dhe "Suzuki" 25 HP.

Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal për veprat penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror"  dhe "Peshkimi i ndaluar". 
(Nenet 297 dhe 204, të Kodit Penal).

Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të  detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 metra,  pa mbishkrim dhe me një motor të markës "Yamaha" 50 HP. Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm. Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy