
Avokati Redon Meksi tha në studion e MCN Live se mazhoranca opozitare e madhe nuk ka qëllim të fitojë zgjedhjet, por të ruajë status quo-në e saj dhe të vijojë të bëjë pazaret. Sipas Meksit, problemi i partive të reja dhe drejtuesve të tyre, është që secili kërkon të jetë i pari dhe nuk bashkohen.
Rama është tigër prej letre. Kemi dy fajtorë kryesorë, që janë të vjetrit e opozitës PD-ja, dhe LSI-ja dhe jemi ne të rinjtë e opozitës që jemi këtu dhe nuk dimë të bashkohemi. Opozita e madhe, mazhoranca opozitare e madhe nuk ka qëllim të fitojë zgjedhjet, duket qartazi. Kanë qëllim të ruajnë status quo-në e tyre, të bëjnë pazaret e radhës siç po bëjnë çdo ditë. Të rinjtë po pengohen, por nëse ne do të ishim të aftë t’i mbushnim mendjen elektoratin dhe të bashkoheshim edhe ai 1%, 5% ne mund t’i thyenim. Por puna është se duam të jemi secili i pari dhe nuk duam të bashkohemi.
I ndalur tek dosja e ish-kryeministrit, Meksi tha se akuza e ngritur ndaj Berishës nuk qëndron.
Akuza që i është ngritur Berishës për mua nuk qëndron.



