Prostitucion në lokal/ Arrestohen tre organizatorët shqiptarë dhe dy vajza nga Uganda

Prostitucion në lokal/ Arrestohen tre organizatorët shqiptarë dhe dy vajza nga Uganda

Policia ka zbuluar një lokal në Mbrostar të Fierit ku ushtrohej prostitucion, duke arrestuar 3 organizatorët e veprimtarisë së paligjshme si dhe dy shtetase nga Uganda, që ushtronin prostitucion. shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.

 

NJOFTIM 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.

Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen 5 shtetas, ndër to:

-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;

-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy