
Tre ushtarë kanë mbetur të vrarë pas përleshjeve me forcat Azejbarxhanase. Kështu njofton qeveria e Armenisë të mërkurën.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha në një deklaratë se katër ushtarë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë, shkruan Euroneës.
Mëngjesin e sotëm autoritetet e Armenisë njoftuan se "ishte arritur një marrëveshje për rikthimin e armëpushimit në vijën e kufitare me ndërmjetësimin e komandës së forcave paqeruajtëse ruse ".
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se dy ushtarë të tyre u plagosën gjithashtu gjatë përleshjeve, por "nuk ka rrezik për jetën e tyre".
Për tensionet kufitare të dy vendet kanë fajësuar njëra-tjetrën.



