Kalemaj: Blinken i shqetësuar për sigurinë, nga Tirana do të japë mesazhe për rajonin (VIDEO)

Kalemaj: Blinken i shqetësuar për sigurinë, nga Tirana do të japë mesazhe për rajonin (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e cilëson si një vizitë të një rëndësie shumë të lartë, të kryealetatit tonë strategjik.

Nga studio e MCN Live, ai tha se ka qenë SHBA, e cila në konferencën e paqes së Versajës bëri të mundur ekzistencën e shtetit shqiptar, që ka pasur rol kyç në pavarësinë e Kosovës dhe se nën presidencën e George Bush, Shqipëria hyri në NATO.

Sipas tij, amerikanët e dinë fort mirë se shqiptarë janë ndër aleatët e tyre kryesorë në rajon.

Faktori shqiptar në rajonin e Ballkanin Perëndimor është duke u forcuar dhe konsoliduar më shumë.

Shqiptarët, përveç Kosovës, dhe Shqipërisë, kanë pasur përfaqësi në qeverinë e Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Shqiptarët janë një faktor stabiliteti i orientuar pro perëndimit, pro SHBA, pro NATO.

Kjo ka qenë e palëvizshme pavarësisht kush ka qenë në qeveri.

Vlerësojnë se Shqipëria ka qenë drejtuese në Këshillin e Sigurisë së OKB, ku mbështetja për Ukrainën ka qenë në sinkron me SHBA.

Shqiptarët u janë gjetur siç bëhet fjalë për bazën e MEK në Manzë, pavarësisht pasojave me të cilat është përballur si sulmet kibernetike.

Shqiptarët pritën afganët, ndaj sot ka dhe një takim të planifikuar me afganët.

Ky është një konfirmim i këtij rrugëtimi 100-vjeçar pavarësisht periudhës së ngushtë totalitare, ka qenë një marrëdhënie e konsoliduar ndër dekada.

Disa mesazhe për rajonin do t’i japë nga Tirana. Amerikanët janë investuar për reformën në drejtësi, gur themeli për shtetin e së drejtës.

Blinken nuk ka ardhur në Shqipëri për ta vlerësuar si model demokracie apo autokracie, ka ardhur për shqetësime të sigurisë rajonale, të fuqive të treta malinje.

Kemi të bëjmë me një njohës të shkëlqyer të rajonit dhe mesazhet që drejtohen nga Tirana, drejtohen për rajonin.

Apo për përplasjen më të fuqishme të momentit Rusi-Ukrainë.

Shqetësimet e tyre janë globale jo vetëm se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shtetin e së drejtës.

Normalisht që SHBA do prioritizojnë shqetësimet e sigurisë, se Tirana është vendi më i stabilizuar në rajon dhe ka përqindjen më të madhe pro-amerikane.

Amerikanët dinë t'i lexojnë këto statistika dhe Shqipëria përcillet për të dhënë mesazhe për rajonin, por edhe për reformën në drejtësi, tek e cila janë investuar se nuk duan që të dështojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy