E shumëkërkuara Pola Rupa, një ndër krerët e organizatës terroriste “Lufta Revolucionare“ është ndaluar në lagjen "Ajos Dhimitrios", në Athinë. Ajo akuzohet se ka patur rol protagonist në tentativën për arratisje të Maziotit dhe bashkëpunëtorëve të tij me helikopter nga burgu i Koridhalos.



