A është ky fundi i rrjetit social Parler, aplikacionit që premton fjalën e lirë?

A është ky fundi i rrjetit social Parler, aplikacionit që premton fjalën e lirë?

Parler është aplikacioni i vetëm që i la të hapur mundësinë ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, që të krijonte lidhje me ndjekësit dhe qytetarët e SHBA-ve, pasi Facebook dhe Twitter i mbyllën profilin. Parler, një platformë e ngjashme me Twitter, por që premton lirinë e plotë të fjalës, u bllokua nga Google, Amazon dhe Apple, mbi një javë më parë, për t’i hequr mundësinë mbështetësve të Trump që të shpreheshin lidhur me situatën në vend, pas protestave në Kapitol.

Tani, raportohet se Amazon nuk do të detyrohet të rikthejë menjëherë shërbimin në internet të Parler, sipas një vendimi të një gjykatëseje federale në Shtetet e Bashkuara, që doli kundër aplikacionit që bëri bujë menjëherë pas krijimi, pasi favorizohej nga ndjekësit e ish-Presidentit Trump.

Sipas gjykatëses së vendosur nga demokratët, nuk po hidhte poshtë pretendimet e Parler kundër Amazon, por se në kërkesën e saj platforma nuk kishte arritur të arsyetonte nevojën për një urdhër që ta detyronte atë të kthehej sërish në internet.

Amazon hoqi Parler nga shërbimi i saj në internet në 11 janar. Sipas pretendimeve të dërguara në gjykata, thuhej se pezullimi ishte një "mjet i fundit" për të bllokuar Parler nga planet ‘e fshehta’ sipas tyre për të përçarë tranzicionin presidencial.

Gjiganti i teknologjisë në Seattle tha se, Parler kishte treguar një “vullnet dhe paaftësi” për të hequr një mori postimesh të rrezikshme që kërkonin përdhunim, torturë dhe vrasje të politikanëve, drejtuesve të teknologjisë dhe shumë të tjerëve.

Aplikacioni i mediave sociale bëri një padi që të kthehej në internet, duke argumentuar se ‘Amazon Ëeb Services’ kishte shkelur kontratën dhe kishte abuzuar me fuqinë e saj në treg.

Thuhet se Trump kishte të ngjarë të ishte në prag të hapjes së një llogarie në platformn, pasi një valë ndjekësish të tij të cilët u dyndën në aplikacion pasi Tëitter dhe Facebook dëbuan Trump, pas sulmit në 6 janar.

Gjykatësja fajësoi Parler për ofrimin e "spekulimeve dhe fakteve të pasakta" në lidhje me faktin se Amazon dhe Tëitter bashkëpunuan me njëri-tjetrin për ta mbyllur aplikacionin.

Parler tha të enjten se ishte i zhgënjyer nga vendimi, por mbetet i sigurt se në fund do të triumfojë, ndërsa tha se ngjarja do të ketë "implikime të gjera për shoqërinë pluraliste". Amazon tha se e mirëpriti vendimin dhe theksoi se "kjo nuk ishte një çështje në lidhje me fjalën e lirë”.

CEO i Parler, John Matze, tha se motivi për të mbyllur platformën e tij ishte "dëshira për t'i mohuar Presidentit Trump një platformë në çdo shërbim të mediave sociale". Ndërsa lidhur me këtë Amazon tha se pas vendimit nuk fshihej asnjë armiqësi politike.

Parler tha të enjten se është ende duke punuar për të rikthyer platformën. Edhe pse faqja e saj e internetit është rikthyer, njerëzit nuk mund ta hapin apo ta shkaërkojnë aplikacionin. Parler argumentoi në procesin gjyqësor të saj se Amazon shkeli ligjet e antitrustit duke bashkëpunuar me Tëitter, i cili gjithashtu përdor disa shërbime kompjuterike në Amazon, për të prishur aplikacionin e ri të mediave sociale.

Në njoftimin e faqes së internetit, Parler shkruan:

“Tani duket si koha e duhur për t'ju kujtuar të gjithëve – atyre që na duan dhe që na urrejnë - pse e filluam këtë platformë. Ne besojmë se privatësia dhe fjala e lirë është thelbësore, veçanërisht në mediat sociale. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të sigurojmë një vend publik jopartiak, ku individët mund të argëtohen dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre. Ne do të zgjidhim çdo sfidë dhe planifikojmë t'ju mirëpresim të gjithëve së shpejti. Nuk do të lejojmë që diskursi civil të zhduket!”.

Burimi: CSMonitor

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy