Ekspertja e sigurimeve Areta Çuko për zvarritjen e dëmshpërblimeve nga aksidentet me makina, thotë se është një shtyrje e tyre në kohë për shkak të shqyrtimit.
Në emisionin “MCN Economy”, Çuko deklaroi se tregu i sigurimeve në tre mujorin e parë ka pësuar një rritje, me 23.88% krahasuar me një vit më parë.
Nuk besoj se kemi rënie të industrisë nga të ardhurat nga primet, se sa shtyrja në kohë.
Nëse i referohemi pagesave për dëmet kemi rritje të konsiderueshme, shifra 68% rritje i referohet dhe primeve.
68% është në raport të drejtë me realizimin e kontratave, kemi një volum të caktuar dhe zë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga primet në monedhë të huaj, edhe kursi i këmbimit është një faktor që ndikon.
Sa i takon shifrës 52 milionë euro të arkëtuara nga kompanitë, ku janë paguar 19 milionë euro dëme, Çuko thotë se raporti dëme prime diku te 36-38% nuk është një tregues matës si raport dëmesh, pasi treguesi matës është raporti i dëmeve të ndodhura.

Në nivel tregu ky raport shkon 65 deri në 85% dhe varet nga produkti, këtu flasim në përgjithësi për industrinë. Raporti është vetëm për dëmet e paguara.
Ekziston dhe një kontingjent i konsiderueshëm dëmesh në trajtim, mund të jenë çështje në proces gjyqësor, ku dëmet e mëdha zgjasin shumë në kohë.
Dëmet në pritje, janë edhe ato një vlerë shumë e konsiderueshme në bilancin e kompanisë.
Në fakt për vitin 2023 raportohet një vlerë mjaft e lartë dëmesh te mbetura pezull.
Që nga momenti i raportimit, deri në momentin e plotësimit të dokumentacionit nga pala e dëmtuar ne jemi të detyruar të analizojmë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të përcaktohen koefiçientët, kur nuk ke dokumentacionin e plotë të trajtimit të dëmit, nuk je në gjendje të bësh vlerësimin real.
Është cikël do kesh dhe kontingjentin e dëmeve pezull edhe ato për dëmet e paguara.
Në tremujorin e parë të 2023 kemi 110% më shumë dëme të paguara nga fondi i kompensimit për dëmet e vjetra.
Dëmshpërblimet për dëmet e vogla ezaurohen në kohë dhe ka funksionuar mjaft mirë.
Shqetësimi i vetëm është pjesa e mashtrimit, ku të dëmtuarit mashtrojnë, apo sajohet i gjithë rasti, qoftë dhe për një ngjarje që ka ndodhur më parë, mjafton të plotësohet akti dhe paraqiten në kompanitë e sigurimit. Nuk mund të them që janë të shpeshta, por ka raste.



