
Londra po kërkon pretekste që Marina Mbretërore Britanike të depërtojë në Detin e Zi dhe të bëhet përgjegjëse për proceset për çlirimin e grurit nga portet e Ukrainës.
Është kjo është akuza e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv Rusia 1.
Kjo krizë ushqimore përdoret për një sërë qëllimesh, jo vetëm në fushën e propagandës.
Ata po përpiqen qartë që të krijojnë kushte, të gjejnë pretekste që Marina Mbretërore të depërtojë në Detin e Zi dhe të fillojë të menaxhojë pothuajse të gjitha proceset e çlirimit të grurit nga ato porte që janë minuar nga ukrainasit dhe që ukrainasit janë të detyruar t’i minojnë.
Më herët zëvendësministri i Jashtëm ruse Sergej Vershinin tha se Rusia është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj të eksportit dhe të garantojë sigurinë kur eksporton grurë nga Ukraina, por kjo pengohet nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.



