Ministrat e Financave të BE-së nuk bien dakord për paketën financiare kundër Covid-19

Ministrat e Financave të BE-së nuk bien dakord për paketën financiare kundër Covid-19

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian nuk arritën të bien dakord gjatë gjithë natës për të siguruar mbështetje financiare për ekonomitë e tyre të goditura nga kriza e koronavirusit.

Burimet diplomatike i thanë Reuters se mosmarrëveshjet mes Italisë dhe Holandës mbi kushtet që duhet t’i bashkëngjiten kredisë për vendet e eurozonës, ka bllokuar rreth gjysmë trilion euro ndihmë për vendet që po luftojnë kundër pandemisë Covid-19.

“Pas 16 orësh diskutime ne arritëm në një marrëveshje, por ende nuk e kemi finalizuar atë”, tha Mario Ceneno të mërkurën në mëngjes. Ndërsa, bëri me dije se kishte pezulluar punimet e eurogrupit për sot, për t’i nisur ditën e enjte.  

Ministrat e financave, të cilët nisën bisedimet  të martën në 14:30 me orën lokale dhe që zgjatën gjithë natën me pushime të shumta, ndërprerje dhe negociata dypalëshe, po përpiqen të bien dakord për një paketë masash me qëllimin për të ndihmuar qeveritë, kompanitë dhe individët.

Ata shpresojnë të bien dakord për një program financimi prej gjysmë trilion euro për të penguar rënien ekonomike të vendeve të eurozonës, si dhe për të rimëkëmbur ekonomitë e goditura nga pandemia, gjithashtu ata dëshirojnë të kthejnë një faqë të re në lidhje me marrëdhëniet e dëmtuara mes vendeve, ndërsa blloku po lufton me shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Por ndarjet u shfaqën përsëri, një burim diplomatik tha: Italianët duan një referencë të ndërsjelltë për borxhin e përbashkët, si një instrument të mundshëm rikuperimi që do të analizohet më shumë në të ardhmen. Mirëpo, holandezët, thonë jo.

Marrja e një borxhi të përbashkët ka qenë një pikë thelbësore mes vendeve të dëmtuara ekonomikisht si Spanja e Italia dhe veriut me lehtësi fiskale, të udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda, pasi krizat financiare të disa vendeve të eurozonës filluan një dekadë më parë.

Nëse nesër do arrihet në një marrëveshje të përbashkët mes vendeve të eurozonës, atëherë qeveritë e shteteve të BE-së mund të aplikojnë programin më të madh të ndihmës fiskale në botë, duke tejkaluar edhe atë të Shteteve të Bashkuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy