Gara për Kushtetuesen, KED dërgon emrin e Altin Binajt në Kuvend

Gara për Kushtetuesen, KED dërgon emrin e Altin Binajt në Kuvend

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit emrin e Altin Binajt si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese

Ditën e sotme është diskutuar pikëzimi dhe renditja e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Avokati i Popullit, Presidenca dhe Kryetari i Kuvendit.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 14.12.2020, vijoi mbledhjen, sipas njoftimit të datës 11.12.2020,në lidhje me diskutimin dhe miratimin e listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë organit të emërtesës.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED po sot, i përcolli këto akte pranë organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.​

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy