
Juli Tollozhina është një këngëtar nga Pogradeci, i njohur më shumë në dasma dhe evente në jug.
Por ai karrierën muzikore e ka nisur shumë vite më parë, teksa këngën e parë thotë se ja mori këngëtare Ermal Mamaqi në Top fest 2002.
Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN’, Tollozhina thotë se kryesisht merret me balada, serenata dhe muzikë popullore nëpër dasma.
Këngët që i nxjerr në TikTok janë bërë tashmë virale dhe kam kënduar aty këngë të vjetra, serenata të cilat i ka sjellë në mënyrën time.
Këngën e kam nisur që në vitin e dytë gjimnaz, kurse këngën e parë ja bëra Ermal Mamaqit. Unë shkova në studion e tij dhe atij i pëlqeu kënga, dhe në një farë mënyre ja dhurova dhe ai më bëri një incizim gratis.
Tekstet e mia janë të thjeshta, kuptohet çdo gjë përmes këngës.
Tollozhina thotë se ka zgjedhur vendlindjen, Pogradecin për të jetuar dhe vepruar sepse Tirana i dukej më e vështirë.
Tirana në fakt nuk më eci, ne në jug i marrim gjërat shumë drejte, atje ndjehem se jam dikush, jetoj në atë ambient dhe shpreh atë që dua të shpreh.
Deri tani kam jetuar me muzikë, në dasma dhe evente jam i ftuar gjithë kohës në atë zonë, pastaj verës këndojmë çdo natë në ambiente jashtë, bëhet atmosferë. Edhe pse artistët atje nuk vlerësohen shumë, gjithsesi dalin për të jetuar.



