Rrahja dhe plagosja e politikanëve në Gjermani si dhe ndasitë e thella mes qytetarëve për çështje të ndryshme sociale dhe politike janë kthyer në çështjen kryesore të sigurisë në vend.

Këtë të enjte, kancelari Olaf Scholz adresoi përpara parlamentit problemet me islamin radikal dhe tendencat antidemokratike brenda shoqërisë gjermane.
Një oficer policie u nda nga jeta pasi u godit me thikë nga një azilkërkues javën e kaluar. Tragjedia na ka goditur të gjithëve në zemër. Islami radikal, terrorizmi, dëshiron të na grabisë lirinë. Por pa ato liri ne nuk kemi as demokraci. Ndjej neveri që dikush që kërkon strehim në Gjermani kryen krime, si sulmi në Manheim. Individë të tillë duhet të deportohen. Siguria kombëtare është më e rëndësishme se e drejta individuale e një azilkërkuesi.
Çështja e deportimit të azilkërkuesve në Siri apo Afganistan është temë e rëndësishme debati në Gjermani, teksa ata në të majtë që argumentojnë kundër dhe të djathtët argumentojnë pro.
Pak ditë më parë, Heinrich Koch, kandidat i AfD-së për këshillin bashkiak në Manheim u qëllua me thikë. Sulmi ishte i fundit i një serie incidentesh kundër politikanëve në Gjermani, duke sinjalizuar situatë të tensionuar në vend.



