Meta: Protestoni paqësisht, kriza zgjidhet vetëm me dialog

Meta: Protestoni paqësisht, kriza zgjidhet vetëm me dialog

Presidenti Ilir Meta apelon për një protestë paqësore.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat pak para nisjes së protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kreu i shtetit u kërkon protestuesve të vetëpërmbahen e të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Meta shprehet se zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e presidentit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy