Aleatët në krah të Bashës: Pro djegies së mandateve

Aleatët në krah të Bashës: Pro djegies së mandateve

Aleatët e Partisë Demokratike janë shprehur pro vendimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetëve në Parlament.

Ky vendim është marrë pas takimit të kreut demokrat Lulzim Basha që zhvilloi me aleatët për 60 minuta. 

Në përfundim të takimit kryedemokrati njoftoi se aleatët, ashtu si edhe deputetët e PD janë gati të djegin mandatet

"Konsultimi, koordinimi me aleatët e PD, me të cilët kemi përballuar sfidat me këtë shtet të kapur nga krimi ka qenë dhe mbetet konstat. Ky i sotmi ishte një takim pune dhe padyshim që vendimi për djegien e mandateve është një vendim i opozitës së bashkuar", deklaroi Basha.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha sot zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Ai tha se vendimi i u mor me unanimitet.

"Ne që jemi këtu kemi një kalicion politik dhe lektoral të hershëm dhe kemi detyrimin moral përballë atyre qytetarëve që na kanë votuar, por edhe të atyre që dolën  dhe treguan që Rama nuk mund të qeverisë më vendin. Është detyrimi i secilit prej nesh ti përgjigjemi atij zëri të qytetarëve me një qëndrim të përbashkët që ka të bëjë me djegien e mandateve", theksoi Mediu.

Edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule deklaroi pas mbledhjes së aleatëve se misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetjen sot më shumë se kurrë, jo të mbështetësve tradicionale, por edhe ata që janë të gënjyer nga Rama

"Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj, i cili nuk mbaron me djegien e mandateve të këtij parlamenti ilegjitim, i cili i jep fund qeverisjes ilegjitime të Ramës. Ky koalicion opozitar drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, një ditë ku do funksionojë demokracia funksionale. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetjen sot më shumë se kurrë, jo të mbështetësve tradicionale, por edhe ata që janë të gënjyer nga Rama", tha Dule.

Ndërsa Nard Ndoka kreu i PDK-së deklaroi se qytetarët folën qart dhe Rama duhet të ta lexojë qartë protestën e qytetarëve.

"Qytetarët folën qartë, patën mbështetje maksimale për aksionin opozitar, por folën edhe për mandatin e kryeministrit. Ai duhet ta lexojë qartë protestën e qytetarëve. Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Është kapur në korrupsion duke vjedhur dhe besoj që është momenti i reflektimit nga zoti Rama jo vetëm për mandatin si deputet, por edhe si kryeministër. Axhenda e opozitës është e qartë. Nëse nuk lexon mesazhin e qytetarëve është detyra jonë ti tregojmë si të largohet", tha Ndoka.

Kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se për sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë, ditën që do largohet, mund të shihni ndonjëgjë ndryshe. 

"Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë, ditën që do largohet, mund të shihni ndonjëgjë ndryshe. Ne ato mandate nuk është se na bëjnë ndonjë vlerë të madhe", deklaroi Shehi.

Ndërsa kreu i PAA-së Agron Duka deklaroi se opozita e bashkuar ka marrë vendimin e djegë mandatet, tre mandatet tona do ti djegim.

"Jam për zgjedhje institucionale, por përderisa opozita e bashkuar ka marrë vendimin e djegë mandatet, tre mandatet tona do ti djegim", tha Duka.

Pas mbledhjes së grupit PD, Basha njoftoi se grupi parlamentar demokrat kishte votuar unanimisht në favor të propozimit të tij për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Ndërkohë më përpara Basha mbajti një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Do të jetë Këshilli Kombëtar i PD-së i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me djegien e mandateve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy