30-vjeçari që sfidoi detin e tërbuar të Vlorës/ Mario Nesturi rrëfen emocionet e kapjes së kryqit

30-vjeçari që sfidoi detin e tërbuar të Vlorës/ Mario Nesturi rrëfen emocionet e kapjes së kryqit

Edhe pse kushtet atmosferike ishin të pafavorshme, rituali i përvitshëm i hedhjes së kryqit në det u zhvillua edhe këtë vit në Vlorë, në zonën pranë portit të qytetit.

Pavarësisht motit të keq dhe detit të trazuar, ceremonia nuk u anulua dhe kryqi u hodh në det. 

Emocionet e përjetuara gjatë momentit të kapjes së kryqit në detin e tërbuar të Vlorës, 30-vjeçari Mario Nesturi i rrëfeu për shikuesit e emisionit “Zgjohu me MCN”.

Këtë vit isha i vetmi pjesëmarrës në ritual, çka e bëri përjetimin edhe më të veçantë, por njëkohësisht edhe të trishtueshëm. 

Kam qenë i vetëm dhe ishte pak trishtueshme, sepse tradita e kërkon që të ketë konkurrencë për kapjen e kryqit. Megjithatë, nuk donim ta anulonim ritualin.

 Nuk kishte persona që pranonin të merrnin pjesë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. 

U luta shoqërisë sime që të merrnin pjesë, por nuk arrita të bind askënd. 

Zona ku u hodh kryqi ishte e cekët, çka shmangu rrezikun e një aksidenti të mundshëm. Nëse do të ishte hedhur në një zonë më të thellë, mund të ishte shumë e rrezikshme. 

Sipas traditës dhe besimit fetar, personi që kap kryqin konsiderohet se do të ketë bekim dhe fat gjatë gjithë vitit. Pas ceremonisë, prifti shkon në banesën e personit kryqin për të bekuar familjen e tij, dhe pas 40 ditësh, kryqi i kthehet sërish kishës.

Mario tregoi gjithashtu se vitet e fundit i është kthyer besimit fetar, pasi për një periudhë të gjatë ka qenë ateist. 

Jetojmë në një botë të trazuar, jo vetëm nga luftërat fizike, por edhe nga luftërat shpirtërore. 

Po humbasin morali, traditat dhe identiteti ynë. Kjo më ka shtyrë drejt besimit, sepse mendoj se përmes tij mund të mbrojmë familjen dhe identitetin tonë si popull. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy