Pedagogët paralajmërojnë grevë/ UT-ja miraton rritjen me 8 % të pagës

Pedagogët paralajmërojnë grevë/ UT-ja miraton rritjen me 8 % të pagës

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar rritjen me 8 për qind të pagave të pedagogëve, duke plotwsuar kësisoj rritjen me 15 për qind që u miratua nga Qeveria shqiptare.

Nga ky 15 për qindësh, shtatë për qind do të sigurohej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga vetë universitetet.

Kështu, Universiteti i Tiranës është bërë i dytë institucion i arsimit të lartë që ka marrë vendimin, pas atij të Mjekësisë.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi dhe të merret miratimi nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës.

Por kjo nuk është ajo që prisnin pedagogët.

Sot kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha se të mërkurën në orën 16:00 pedagogët do të nisin grevën e urisë.

Pedagogët nga disa prej universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar grevë urie, pasi deri tani Qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza.

Qeveria vendosi rritjen me 15% të pagave të pedagogëve. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, 7% të rritjes e mbulon buxheti i shtetit, ndërsa 8% vetë universitetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy