Kryen një seri vjedhjesh në një lagje të pasur të Francës, dënohen me burg dy shqiptarët

Kryen një seri vjedhjesh në një lagje të pasur të Francës, dënohen me burg dy shqiptarët

Gjykata penale e Nicës në Francë ka dënuar me 30 muaj burg dy shqiptarë  për kryerjen e shtatë vjedhjeve dhe dy tentativave në lagjen e pasur të ‘Gairaut’, në fillim të këtij muaji.

Elton Picari dhe Gazment Ndou, 30 dhe 36-vjeç dyshohet se janë ndihmuar dhe nga një tjetër person i cili quhej “Florian”, me origjinë rumune, të cilin policia nuk mundi ta arrestonte.

"Më falni, u kërkoj falje viktimave. Nuk është justifikim, por e dashura ime është shtatzënë dhe nëna ime ka kancer, ilaçet janë shumë të shtrenjta" , tha në Gjykatë Elton Picari, i plagosur gjatë përpjekjes për t'u arratisur.

“Edhe unë dua të kërkoj falje së pari, kemi dëmtuar dhe traumatizuar viktimat, është diçka që në moshën time nuk duhet ta kisha bërë kurrë. Gjithçka është e vërtetë, unë i njoh faktet. Jetoj në Shqipëri ku kam një biznes të vogël, kam një borxh 2500 euro që duhet të shlyej, erdha ne Francë për të gjetur një punë për disa javë, por nuk e gjeta dot dhe bëra çfarë kam bërë”, tha Ndou.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy