
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për arrestimin e Nehat Thaçit, drejtori i Policisë i Mitrovicës. Ai ka thënë se nuk është bërë për arsye politike, por për një urdhër arrest i lëshuar në vitin 1997. Vuçiç ka deklaruar se Thaçi shkoi në Serbi në mënyrë ilegale dhe ajo që di për të, është se u arrestua me një mandat që është lëshuar në vitin 1997. “A besoni se dikush e arrestoi për qëllime politike? Jo, askush nuk e bëri këtë, ishte një mandat arresti”, ka deklaruar kryeministri serb.



