Hetimet ndaj Jonaid Myzyrajt/ Zbardhen komunikimet e anëtares së Komisionit të Prokurimeve Publike: Firmosëm ne

Hetimet ndaj Jonaid Myzyrajt/ Zbardhen komunikimet e anëtares së Komisionit të Prokurimeve Publike: Firmosëm ne

Është zbardhur vendimi i datës 30 qershor 2025 nga GJKKO, e cila ka vendosur pezullimin nga detyra të Jonaid Myzyrajt dhe masën “detyrim paraqitjeje”. 

Sipas vendimit me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Myzyraj është nën hetim për dyshime të arsyeshme mbi ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), lidhur me tenderin me fond limit prej 219 milionë lekësh pa TVSH, për “Mirëmbajtje rutinë me performancë të rrugës Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal – Q. Bener – Hadroj – Shpal – Ura e Repsit”. 

Hetimet janë mbështetur edhe në përgjime telefonike të datës 15 maj 2024, ku sipas gjykatës, një bisedë ndërmjet një personi të identifikuar si “Lindita” ( anëtarja e pandehur e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja) dhe një bashkëbiseduesi tjetër, hedh dyshime për ndërhyrje. 

Në një nga pjesët e transkriptuara thuhet: 

Lindita Skeja: Vajta i sherbeva. I sherbeva me sy mbyll... e du edhe pike. E du keshtu... firmos ne, te gjithe si delet. Ime veme ku te n’a therrasin. Resht. Firmen ne e leke ata.

Bashkëbiseduesi: A mos i hongert o Zot. 

Lindita Skeja: Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna... 

Lindita Skeja:  Amin.... ata hop mrapa ere ... hop mrapa ... hop mrapa më çoi mu në KPP ... më çoi mu në KPP, përballëm unë atje me llloj lloj pislliku... 

Këto komunikime, sipas gjykatës, ngrenë dyshime të arsyeshme për ndikim të paligjshëm, që mund të kenë ndikuar në procedurat e vlerësimit dhe vendimmarrjes nga ana e institucioneve publike. 

Prokuroria ka ngritur akuza për "shkelje të barazisë në tendera".

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy