Le Pen kthehet në derë të myftiut të Libanit: Bëjini të fala, unë nuk mbulohem me shami për ta takuar

Le Pen kthehet në derë të myftiut të Libanit: Bëjini të fala, unë nuk mbulohem me shami për ta takuar

Kandidatja e esktremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, ka vizituar Libanin, por jo çdo gjë ka shkuar sipas axhendës së parashikuar. Ajo anuloi takimin me Myftiun e Madh të Libanit ndërsa po hynte në derën e këtij të fundit. Shkak është bërë tradita myslimane që ndiqet edhe në takimet zyrtare, sipas të cilës femrat duhet të mbulojnë kokën.

“Çojini të falat e mia Myftiut të Madh, por unë nuk mbulohem”, tha ajo duke u kthyer mbrapsht.

Lideres së Frontit Nacional iu tha nga zyrtarët libanezë se duhej të mbulohej me shami për takimin me myftiun Sheikh Abdel-Latif Derian. 

Le Pen u tha gazetarëve se gjatë vizitës në Egjipt ishte takuar me Imamin e Madh Al-Azhar, një prej autoriteteve më të larta myslimane, nuk u detyrua të mbulonte kokën.

“Ai nuk e kishte një kërkesë të tillë. Por nuk është problem për mua, mund t’i përcillni myftiut konsideratat e mia. Unë nuk mbulohem”, i tha ajo stafit që e priste dhe gazetarëve që kishin rrethuar hyrjen ku do të zhvillohej takimi.

Mediat raportojnë se stafi i zonjës Le Pen ka qenë në dijeni të kushtit të myftiut për t’u mbuluar. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy