Çipi: Nuk jam kundër vaksinës, por nuk mund të bëhemi kavie pa të drejtë rimbursimi (VIDEO)

Çipi: Nuk jam kundër vaksinës, por nuk mund të bëhemi kavie pa të drejtë rimbursimi (VIDEO)

Vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të bërë me detyrim vaksinimin për punonjësit e administratës, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, aktivisti Kastriot Çipi e sheh me skepticizëm. Në studion e lajmeve të MCN TV, Çipi tha se lidhur me vaksinën nuk ka transparencë si dhe lihet mënjanë e drejta e qytetarit për t’u kompensuar.

Ne që jemi kundër vaksinimit të detyruar, portretizohemi si njerëz antivaksinë. Nuk jemi të tillë. Im bir është vaksinuar. Kryeministri Rama ka pranuar që vaksinimi nuk të mbron nga virusi. Pra nuk është çështje e shëndetit publik. Por në momentin që pranohet botërisht, kazusi i vaksinimit për arsye të shëndetit publik ka rënë. Lindin dyshime: pse qeveria kërkon që të vaksinohem me detyrim.

Prej fillimit kisha aq kulturë minimale që koronavirusi ndryshon formë dhe është e pamundur të gjesh një formulë për të bërë vaksinën. Tani ata thonë që kemi një teknologji të re. Unë pranoj që të bëhem kavie, por dua të plotësoj një formular. Janë kavie pa të drejtë rimbursimi. Ne nuk kemi një formular ku na ofrohet diçka në këmbim të efekteve anësore. Mes nesh dhe kompanisë është futur shteti.

Ç’kuptim ka të fus në trup një vaksinë të cilës nuk i di përbërjen? Pse mbahet sekret? Kjo vaksinë është bërë me financime publike. Si qenka pronë intelektuale e jotja, që ruan copyright-in? Marrim cigaren. Nuk mund t’i them shtetit pse më dëmton shëndetin, kur për cigaren çdo gjë është transparente.

Çipi solli rastin e studentëve në fillmi të vitit akademik, të cilët e kundërshtuan me forcë vaksinimin me detyrim.

Me studentët e provoi, pati reagim, u tërhoq. Rama dhe të tjerët tërhiqen kur ka reagim. Aty ku nuk ka reagim e ngulin thikën më thellë.

Është njësoj si të më japësh të drejtën të vdes me karrige elektrike apo injeksion? Pse më duhet mua që të kem një certifikatë? Ne kemi ligj. Ti ke të drejtë të karantinosh atë që është i infektuar. Është i njëjti parim si ai i prezumimit të pafajësisë. Nuk kam unë detyrim të pranoj pafajësinë time, duhet t’i të provosh fajësinë time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy