Sulmet ajrore vrasin 10 civilë në Jemen, dhjetra të plagosur

Sulmet ajrore vrasin 10 civilë në Jemen, dhjetra të plagosur

Sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që po synonin grupin Houthi në Jemen, kanë vrarë 10 civilë në provincën Hodeidah.

Burimet mjekësore kanë bërë të ditur për Reuters se civilët u vranë kur sulmet ajrore kanë goditur një pikë që kontrollohej nga grupi Houthi, në qytetin Jabal Rass.

Sipas burimeve mjekësore të Jemenit, tetë nga viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Televizioni Al Massira i lëvizjes Houthi tha se 17 persona vdiqën dhe shumë të tjerë ishin në gjendje kritike.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Sauditët nuk komentoi sulmet e koalicionit ku mbetën të vrarë dhjetra civilë, shkruan Euronews.

Koalicioni ndërhyri në luftën e Jemenit në vitin 2015 për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në pushtet. Ajo ka kryer mijëra sulme ajrore që synojnë Houthis-in e lidhur me Iranin dhe ka goditur shpesh civilët, por mohon të veprojë kështu me dashje.

Lufta ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz, të zhvendosur më shumë se dy milionë dhe e shtyu vendin - i cili ishte tashmë më i varfëri në Gadishullin Arabik - në prag të urisë së përhapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy