
Një nga aktivistët e protestës së zhvilluar dje në Shkodër kundër rritjes së çmimeve ishte edhe 17-vjeçari Jursi Temali, deklaroi për MCN Live se njerëzit janë të revoltuar dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Bala tha se ka një pjesëmarrje të shtuar në protestë, ndërsa theksoi se duhet të ketë dhe më shumë.
Ai bëri thirrje që kushdo ti bashkohet protestë së parashikuar edhe pasditen e sotme në orën 17:00, dhe kjo duhet të vijojë për çdo ditë, teksa nuk e sheh të arsyeshme që ata ti bashkohen protestës së Tiranës fizikisht, mund të protestojnë nga qyteti i tyre.
Protesta në Shkodër kishte një pjesëmarrje të mirë, kjo çështje ndikon dhe dëmton shumë familjarë. Jam 17 vjeç nuk kam makinë e patentë, por kjo është një kauzë për të gjitha familjet shqiptare që preken. Pjesëmarrja ishte masive por duhet të kishte dhe më shumë. Njerëzit ishin të revoltuar uleshin në tokë nga revoltimi. Protestë do të ketë dhe sot në Shkodër në orën 17:00, nuk ka një organizator, e rëndësishme është që të mblidhemi dhe të protestojmë, besojmë fortë që me anë të kësaj protestë të reagojmë. E dimë që nuk është faji i qeverisë totalisht por mund të ndërhyjë për të ndihmuar.
Ishte një protestë e paqtë, kishte njerëz shumë mirëkuptues, por kishte dhe njerëz të revoltuar sepse kishin për të shkuar diku. Procedimet ishin të p0adrejta nga njëra anë, por dhe policia sipas mendimit tim ka qenë bashkëpunuese për të mos krijuar kaos. Kishte disa incidente të vogla dhe shpresoj që sot të mos ndodhi gjë. I bëj thirrje të gjithë shkodranëve që të bashkohen sot në protestë dhe nesër të mobilizohen për tu bashkuar protestës në kryeqytet edhe nga këtu sepse nuk është e nevojshme të shkojmë atje për tu dhënë mbështetje. Te sheshi para bashkisë së Shkodrës.



