Pas një ore qëndrimi në SPAK, deputeti demokrat Flamur Noka ka folur mbi arsyen e paraqitjes së tij në organin e akuzës.
Ai deklaroi se ishte në Prokurorinë e Posaçme lidhur me kallëzimet për krimet zgjedhore, duke thënë se krimi elektoral ka vendosur mbi fatin e votës së shqiptarëve.
Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që Partisë Demokratike dhe opozita ka paraqitur në SPAK, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria.
Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Konstatova që task forca për krimet zgjedhore kishte vdekur ditën që u krijua.



