SPAK i ka kërkuar KQZ dokumentacionin e plotë të tenderit për pajisjet elektronike të votimit.
Këkesa mban datën 16 gusht 2024 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevojë të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës së prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020 me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021*, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave.



