
2020 ishte një vit i vështirë pasi shumë industri u ndikuan nga pandemia e COVID-19.
Ndërsa shumë shikues kanë shijuar këtë kohë për të parë filma apo seriale në shtëpi, disa shfaqje televizive u prekën nga viti kur shpërtheu pandemia.
Netflix më parë rinovoi katër shfaqje televizive, të preferuara nga përdoruesit e tij, por më pas hoqi dorë nga rinovimet e tyre dhe anuloi shfaqjet shumë shpejt. Ekzistojnë disa spekulime se për shkak të pandemisë dhe vështirësive të filmimit me distancë fizike dhe testimeve, shërbimi i transmetimit vendosi që shumë shfaqje tani nuk janë në gjendje të ecin përpara siç ishte planifikuar fillimisht.
The Society
U anulua: 21 gusht 2020
The Society u anulua vetëm pas një sezoni në Netflix. Shfaqja fillimisht u rinovua për një sezon të dytë përsëri në korrik të 2019-s, por Netflix hoqi dorë nga rinovimi në gusht të 2020-s.
I Am Not Okay With This
U anulua: 21 gusht 2020
Nuk u rinovua kurrë publikisht, por u bisedua se shfaqjes i ishte dhënë drita për një sezon të dytë nga transmetuesi. Tani, duket sikur nuk është kështu. Shfaqja u anulua vetëm pas një sezoni në gusht të vitit 2020.
Glow
U anulua: 5 tetor 2020
Glow fillimisht u rinovua për një sezon të katërt, por pandemia COVID-19 bëri që shfaqja të anulohej më pas.
Queen Sono
U anulua: 1 Dhjetor 2020
Marrëveshja për sezonin e parë u rinovua në prill të vitit 2020, por deri në dhjetor, shërbimi i transmetimit vendosi të anulonte shfaqjen.
"Ne kemi marrë vendimin e vështirë për të mos ecur përpara me sezonin 2 të Queen Sono. Një falënderim i madh për fansat tanë në të gjithë botën për dashurinë për serialin tonë të parë afrikan origjinal. Netflix është gjithashtu mirënjohës për ekipin dhe për përpjekjet e tyre në krijimin e këtij shfaqje për anëtarët tanë në të gjithë botën. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me industrinë krijuese të Afrikës së Jugut”, tha Netflix në një deklaratë.
Burimi: Just Jared



