
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shpalli zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez nga Spanja, vendim i ciia duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, duke nënvizuar se ky “vendim historik” nuk është kundër askujt, aq më pak kundër Izraelit, të cilin e cilësoi një popull mik.
Vendimi pasqyron refuzimin tonë të Hamasit, një organizatë terroriste që është kundër zgjidhjes me dy shtete.

Sanchez gjithashtu bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim të përhershëm, hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe lirimin e pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi.



