
Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie tha në studion e emisionit “MCN Economy” se bonuset e fundivitit të lajmëruara sot nga kryeministri Rama lidhen drejtpërdrejtë me fushatën zgjedhore.
Sipas Nunaj, problemi me skemën e pensioneve nuk qëndron vetëm tek informaliteti, pasi sipas saj problematika kryesore është kurrupsioni.
Elementi që i përbashkon këto dy superbonuse lidhen drejtpërdrejtë me fushatën zgjedhore dhe nga ana tjetër me këtë presion të vazhdueshëm që i bëhet jo thjesht skemës së pensioneve, por qeverisë, për të pasur një vëmendje të shtuar ndaj pensionistëve. Kjo pjesa e pensioneve nuk lidhet vetëm me reagimet e qytetarëve, por pikërisht me gjithë këto trajtime që ne bëjmë në media, duke analizuar skemën e pensioneve dhe mundësitë e rritjes.
Nëse do i referohemi historikut, në 2-3 vitet ka pasur vëmendje të shtuar për rritjen e pensioneve, një vëmendje të shtuar për pamundësinë e përballimit të jetesës me këto pensione, një vëmendje të shtuar nga ana e qytetarëve për të kuptuar se çfarë ndodh realisht me skemën e pensioneve. Kur vëmendje rritet je më shumë i ndërgjegjshëm, më shumë i qartë se çfarë ndodh dhe ke më shumë të drejtë për të kërkuar.
Po flasim për pensione të ulëta, por flasim për pensione të ulëta përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit.
Që të përmirësosh nivelin e të ardhurave nuk mjafton vetëm pjesa e informaliteti. Problematika kryesore qëndron tek korrupsioni. Lulëzon informaliteti sepse lulëzon korrupsioni. Nëse ne menaxhojmë paranë publike, do të kemi nivele të ulëta korrupsioni, do të kemi nivele të ulëta të abuzimit me paranë, do të thotë që do të ngelin sërish disa para më tepër për të ndihmuar këtë shtresë në nevojë.
Nëse ne do të vendosim që investimet publike t’i organizojmë që eficenca e tyre, qoftë edhe në mënyë pragmatiste të jetë më e lartë që ne mund të na kthejnë këto paratë e investuara as 10 vitesh atëherë ne mund të krijojmë mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës.



