Kapshtica vijon të jetë e mbyllur, Greqia shtyn sërish kufizimet

Kapshtica vijon të jetë e mbyllur, Greqia shtyn sërish kufizimet

Dogana e Kapshticës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe për dy javë të tjera. Afati për hapjen e pikës së kalimit kufitar me Greqinë është shtyrë deri më 5 prill.

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Tashmë janë bërë gati 5 muaj që kur dogana u mbyll për herë të parë, që në nëntor të vitit 2020, ku nuk lejohet asnjë udhëtar të kalojë drejt vendit fqinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy