
Analisti Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ duke komentuar reagimin e radhës së kryeministrit Rama u shpreh se mbi 70% e opinionit publik mbështesin SPAK.
Ai tha se Berisha ka qenë koherent përballë SPAK, ndërsa kryeministri Rama nuk ka koherencë në mendimet e tij dhe se ai nuk mund të diskutojë vendimet e prokurorisë.
Sipas tij Rama dhe Berisha kanë qasje të ndryshme ndaj SPAK, por Dumani është duke bërë punën dhe misionin e duhur
Duhet ndihmuar kryeministri tek e vërteta që pretendon se përfaqëson, natyrisht të gjitha të ligjshme përsa kohë është nën rrafshin politik. Rama sot tha se do vazhdojmë ta mbështesim SPAK dhe do jemi forca kryesore kundra Berishës që tha dhe për shkrirjen e tij.
Me deklarime të forta, të prera për të krijuar impakt në publik, por ka një gjë që sot mbi 70% e opinionit publik mbështetë SPAK për mënyrën se si po vepron ndaj politikës, pra çfarë i bashkon të dyja, mënyra e retorikës për të goditur SPAK.
Berisha nuk u mor me Veliajn se s’ka hallin e tij por ka hallin e bahçes së vet, djalit të tij, vajzës së vetë, pasurive të veta. Berisha ka qenë koherent përballë SPAK, organizatë kriminale, Dumani vegël kshu e vegël ashtu.
Lajmi këtu është destabiliteti i qëndrimeve të Ramës që flet për mbrojtje të SPAK dhe nga ana tjetër tenton të bëjë gjykimin e vendimeve të SPAK. Por u është kryeministri që gjykon vendimet e SPAK, është vetë prokuroria, gjyqësori prandaj është i organizuar ligjërisht me strukturë dhe shkon në Strasburg nëse Shqipëria të shkel të drejtën.
S’ka pse ta vendosë Rama se ku duhet të jetë Erion Veliaj, meritën që duhet ti njohim është kur tha se ne duhet ta mbështesim SPAK por nuk e ndalojmë këtë gjë dhe në fakt kjo po ndodh, SPAK po vepron sepse në një rrafsh të tjetër ku do ishte pushteti i Berishës kjo nuk ndodhte.
Kemi dy raste tipike zgjedhjesh që politikisht Rama dhe Berisha janë ndryshe, për ta kontrolluar janë njësoj, sjelljet ndërvepruese reale janë ndryshe, Rama e thotë por nuk shkon deri në bllokim.
Më tej ai shtoi se ka bërë një provokim të fortë Rama sot duke thënë se në SPAK ka një veprimtari kriminale duke nënkuptuar rrjedhjen e informacionit te gazetarët, por kjo nuk është veprimtari kriminale.
Unë vetë mendoj se dhe vetë brenda SPAK duhet të ketë dy rryma të ndryshme, ajo e Dumanit që është për strukturën strikte të ligjit dhe një pjesë tjetër që bashkëveprojnë me gazetarët, pra që hanë dardha pas kurrizit të Dumanit.
Mendoj se Dumani po bënë punën e duhur dhe misionin e duhur, prandaj është drejtësia që dosjet të mos bëhen me porosi dhe të mos firmoset kuturi. Shtetin e ruan frika.
Nëse Veliaj apo Berisha është i pafajshëm do e marrë pafajësinë e tij, por ne e dimë shumë mirë që ata kanë bërë atë që kanë bërë, por kjo kërkon prova dhe ne duhet ti presim ato, sepse ne e dimë që ata kanë shirë lëmin dhe kanë bërë namin.
I pyetur pse të shqetëson rrjedhja e dosjeve, Dyrnjaja tha se në të gjithë botën dhe policia apo FBI, prokurori, apo agjenci speciale kanë mënyra të veta që infiltrojnë informacione të veta për të çuar targetin e grupit që po hetojnë në një drejtim tjetër.
E nxjerrin me qëllim informacionin. Ata mund të hedhin një karrem dhe përdorin median që subjekti në hetim të fjejë gjum, ata vazhdojnë hetimin deri sa të përfundojnë. Rama sot foli për zgjedhjet dhe tha ata nuk i fitojnë dot zgjedhjet se nuk e dinë pse humbin dhe ka shumë të drejtë, por nga ana tjetër nuk mund të bëjmë sikur se dimë se Rama i merr votat se blihen ato.
Flitet se në Korçë do jepet një licencë kazinoje në këmbim të votave, se di Rama këtë kur ata flasin në emër të Ramës. Ata flasin lartë e poshtë në emër të Ramës, tani SPAK gazetarët çfarë të bëjnë në këtë rast të mos flasin.



