Protestë para Bashkisë së Maliqit, Balla: Huliganët do të protestojnë të martën

Protestë para Bashkisë së Maliqit, Balla: Huliganët do të protestojnë të martën

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar përpara Bashkisë së Maliqit, në bulevardin kryesor të qytetit.

Protestuesit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Rama ik”, dhe thërrisnin e duam Shqipërinë si Gjithë Europa.

Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët demokratë të zonës, Ervin Salianji e Klevis Balliu.

Ndërkohë që nga Korca antarë të qeverisë kanë deklaruar se protesta e së martës do kthehet përsëri në dhunë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se përsëri do ketë protestues huliganë që do të mblidhen në hyrje të kuvendit.

Ndërsa Niko Peleshi, u shpreh se kjo që po ndodh në Shqipëri është e paprecedentë për të gjithë Europën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy