Tenton të hyjë me forcë në ambasadën ruse në Stokholm, policia suedeze arreston një person

Tenton të hyjë me forcë në ambasadën ruse në Stokholm, policia suedeze arreston një person

Policia suedeze njoftoi se ka arrestuar një person i cili u përpoq të kalonte me forcë përmes portave të ambasadës ruse në Stokholm me makinë, gjatë mëngjesit të së martës.

Policia tha se 45-vjeçari i dyshuar kishte dështuar në tentativën e tij dhe u arrestua.

Ndërkohë policia nuk dha më shumë informacione për identitetin e 45-vjeçarit.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte të dhëna mbi motivin dhe se makina nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Ministria e Jashtme ruse tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se i dyshuari ishte një shtetas ukrainas me vendbanim të përhershëm në Suedi, “i njohur mirë për ambasadën dhe policinë lokale”.

Në vitin 2015 dhe 2018, ai kishte kryer sulme ndaj ambasadës dhe misionit tregtar të Rusisë në Suedi.

Ai u njoh si i paaftë mendërisht dhe u dërgua nga autoritetet suedeze për trajtimin e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy