Një shpërthim është regjistruar pak minuta më parë në një hidrocentral në zonën e Bologna-s në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
6 persona rezultojnë të zhdukur.
Vijojnë kërkimet nga policia dhe zjarrfikëset.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.



