Dokumenti/ Gjermania ende i paguan belgët dhe britanikët që u vunë në shërbim të Hitlerit

Dokumenti/ Gjermania ende i paguan belgët dhe britanikët që u vunë në shërbim të Hitlerit

Dhjetëra pensionistë në Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe paguhen në mënyrë sekrete nga Gjermania për bashkëpunimin me qeverinë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas një dokumenti që është paraqitur së fundmi në parlamentin belg.

Autoritetet nuk i dinë emrat e pensionistëve, të cilët janë të njohur vetëm për ambasadorët gjermanë në secilin vend, që do të thotë se pagesat i shmangen taksimit të shtetit. Rreth 30 belgë paguhen në këtë mënyrë, ndërsa numri i britanikëve nuk thuhet në dokument.

Personat në fjalë janë qytetarë të cilët u zotuan për besnikëri ndaj Hitlerit pas pushtimit të Belgjikës nga Gjermania dhe firmosën për t’u vënë në shërbim të skuadrave SS. Shumë prej tyre më vonë u gjetën fajtorë për bashkëpunim me nazistët nga gjykatat belge.

Një grup politikanësh frankofonë në Belgjikë paraqiti një propozim në parlament për të kërkuar që qeveria ta trajtojë këtë çështje me homologët e saj në Berlin. Propozimi u miratua në mënyrë unanime.

"Situata është e njëjtë në Britani të Madhe, ku ish-anëtarët e SS gjithashtu marrin pensione direkt nga Gjermania pa pagesat që u janë komunikuar ose taksuar nga autoritetet britanike", shkroi Olivier Maingain, Stephane Crusniere, Veronique Caprasse dhe Daniel Senesael.

Shumat në fjalë besohet se lëvizin midis 435 dhe 1 275 euro në muaj, sipas RTBF, i cili vuri në dukje se Gjermania paguan 50 euro në muaj për njerëzit që u deportuan ose u detyruan t’i nënshtrohen punës së detyruar gjatë luftës.

Deputetët belgë i kërkuan qeverisë që "të rivendosë angazhimet historike dhe morale të drejtësisë - fiskale, sociale dhe memoriale - të marra nga themeluesit e Evropës, duke përfshirë vendin tonë dhe Gjermaninë".

Pensionet ishin i vetmi dekret i zbatuar nga Hitleri që nuk u revokua në Konferencën e Potsdamit, në vitin 1945.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy