Presidentja e KE: BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh ndaj Covid

Presidentja e KE: BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh ndaj Covid

Prsidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë sot lajmin se Bashkimi Evropian ka arritur në kuotën e 100 milionë vaksinimeve kundër koronavirusit.

Presidentja e KE shkruan në një postim në rrjete sociale se ky është një moment historik për të gjithë Bashkimin Evropian.

Është një moment historik për të cilin mund të krenohemi,” tha ajo, duke shtuar se “BE përshpejton ritmin e furnizimeve të vaksinave”.

Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha von der Leyen.

Komisioni Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

Siç njoftoi më herët zonja von der Layen, këto nuk janë sasi të reja por sasi të rëna dakord më parë, dorëzimi i të cilave është shtyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy