Marrëveshja me BE, Kalemaj: Beogradi ka ditur të përdor levat e diplomacisë ekonomike. Mund të ndikojë në situatën me Kosovën

Marrëveshja me BE, Kalemaj: Beogradi ka ditur të përdor levat e diplomacisë ekonomike. Mund të ndikojë në situatën me Kosovën

Politologu Ilir Kalemaj tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se firmosja e memorandumit BE-Serbi tregon që Beogradi ka ditur të përdorë levat e diplomacisë ekonomike për të marrë maksimumin. Politologu vë në dukje se marrëveshja do t’i sjellë Serbisë 620 milionë euro në vit të ardhura në vit.

Drupal Ad

 

 

 

"Kjo tregon edhe një herë diplomacinë shumë të zhdërvjellët, shumë vektoriale të Presidentit Vuçiç, që gjithmonë ka ditur si të flasë kinzeçe me kinezët, anglisht me europianët dhe amerikanët, arabisht me arabët dhe rusisht me rusët.  Marrëveshja me Serbinë s’është e re, sepse një shumëkombëshe, më e madhja në botë, ka vite që ka dashur të shfrytëzojë luginën Jadar, dhe janë çuar grupet ekonologjiste, sindikatat, kundër kësaj iniciative për të krijuar një nga minierat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Përshëndetja që i bëri Scholz kësaj alternative, madje duke e quajtur guximtar Presidentin Vuçiç, që përkundër kritikave të opinionin publik ka vendosur ta konkretizojë këtë marrëveshje që i sjell Serbisë 620 milionë euro në vit të ardhura. Ekonomia e Serbisë është më e diversifikuara në Ballkan. Serbia ka partnerin tregtar më të madh BE-në, ku Gjermania është partneri më i madh i eksport-importeve, aty është Kina, India, Rusia, dhe investitorët. Ka disa fabrika të prodhimit të makinave nga India, kemi investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kemi investime nga Katari në bujqësi. Ekonomia serbe është e diversifikuar sa i përket përthithjes së investimeve, kjo ka bërë që të hapen vende pune, dhe kanë frenuar ikjen e të rinjve në masë më të madhe se Shqipëria. Janë politika sa populiste aq edhe strategjike, afatgjatë, por edhe me rentabilitet ekonomik. Procesi i Berlinit ka në thelb ndërlidhjen. Këto nuk janë projekte konkurrente. Ballkani i Hapur pastaj ishte thjesht një ide. Procesi i Berlinit që është riaktivizuar, s’ka asgjë që i kundërvihet, por është plotësisht i përputhshëm me këto marrëveshje tregtare që ka bërë Serbia me BE-në. Serbia edhe si vendi më i madh i Ballkanit Perëndimor ka ditur të përdorur levat e ndryshme në dispozicion të diplomacisë ekonomike, në mënyrë që të marrë maksimumin”.

Kalemaj thotë se marrëveshja mund të ketë ndikim në situatën me Kosovës, dhe mund të ketë mundësi për çuarjen përpara të projekteve për hotelet Trump në qendër të Beogradit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy