Numri i lartë i turistëve që vizitojnë Shqipërinë nuk është më në prioritetet e qeverisë. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha në analizën vjetore se tashmë synohen turistë që qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë.
Sipas Kumbaros numri i lartë i turistëve mund ti kthehet në dëm Shqipërisë për shkak të vështirësisë për të mirë menaxhuar situatën.



